Më 15 shtator 2023, zëvendëspresidentja Jotova reagon pas takimeve me zyrtarët shqiptarë ku fokusohet ngushtësisht tek CENSI, dhe interesi për deklarimin e etnisë nga minoritarët bullgarë.
“Kam marrë garanci nga niveli më i lartë se regjistrimi kombëtar i popullsisë në Shqipëri do të bëhet sipas standardeve më të larta evropiane, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve etnike, përfshirë atë bullgar. Ky është regjistrimi i parë që nga njohja zyrtare e pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017.”
Në të gjitha takimet, Ilijana Jotova shoqërohej nga Spas Tashev, anëtar i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë. Profesori bullgar, më 30 Shator 2023 në faqen e tij në Facebook ka publikuar foto nga formulari i censit në Shqipëri.
Spas Tashev, ka qenë vazhdimisht i angazhuar fort për të përmbushur qëllimin e rritjes së statistikave të minoritarëve bullgarë në Shqipëri.
Në një forum të vitit 2020, ai ka kërkuar me forcë nga diplomacia e vendit të tij të jetë aktive në Shqipëri pasi në zonat që ata pretendojnë se ka minoritarë nuk do të deklarohen bullgarë. Referencë ka pasur një CENS PILOT të vitit 2019 ku në Prespë, vetëm një eprson u deklarua bullgar. Në fakt, ky cens pilot u mbajt për nevojat e INSTAT-it dhe të dhënat nuk u publikuan.
Është e çuditshme se si Bullgaria ka pasur dijeni për rezultatin që përmbante të dhëna konfidenciale për përdorim të brendshëm të INSTAT-t. Kjo, zbulon jo vetëm interes të shtuar por mbi të gjitha depërtim në strukturat shtetërore.
Top Channel