Video/ Protestuesi pro-palestinez lëshon dhjetëra minj të ngjyrosur në McDonald’s në Britani (fotot)

31/10/2023 17:35

Një aktivist pro-palestinez ka postuar një video shokuese në rrjet teksa lëshonte dhjetra minj të ngjyrosur në një restorant McDonald në Britani, teksa thërriste “Poshtë Izraeli” para klientëve të frikësuar.

Video që titullohej me ironi “Shijoni hamburgerët me mish miu!” niste me autorin që merr kutinë plot me minj nga bagazhi i makinës, teksa mban në dorë një palë targa automjeti ku shkruhet “Palestina e lirë”.

Ai merr më pas kartonin me minjtë e ngjyrosur në të kuqe, jeshile e të bardhë, dhe i hedh ato në dyshemenë e ‘fast-food’ McDonald’s në Birmingham, në veri të Anglisë.

Brejtësit e vegjël nisin të shpërndahen në restorant teksa klientët e shokuar nisin të ulërasin.

“Palestina e lirë! Bojkoto Izraelin, poshtë Izraeli” thotë burri teksa rikthehet drejt automjetit të tij.

Një zëdhënës i restorantit konfirmonte incidentin e neveritshëm për mediat.

“Po, jemi në dijeni të një incidenti në restorantin tonë Birmingham Star City kur një anëtar i publikut lëshoi një numër minjsh,” tha përfaqësuesi për rrjetin LBC.

Zyrtarët shtonin se pas lëshimit të minjve restoranti është dezinfektuar dhe janë thirrur zyrtarët për të kryer inspektime.

Incidenti vjen pasi dega izraelite e kësaj kompanie ‘fast-food’ ka ofruar ushqim falas për trupat izraelite që luftojnë kundër Hamas, raportonte Jerusalem Post.

Ndersa grupi i mbrojtjes së të drejtave të kafshëve ‘Viva!’ Thanë se ishin “shumë të shokuar nga incidenti” dhe përdorimi i kafshëve.

“Megjithse liria e shprehjes është e rëndësishme dhe të gjithë jemi të shokuar me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, kushdo do të tronditej nga ky përdorimi minjve, duke i lëshuar ato në një McDonald’s për të ndërgjegjësuar për një çështje politike,” tha përfaqësuesja Faye Lewis për rrjetin Daily Mail.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA