22/11 22:35
Maribor fitoi me rezultatin e thellë 9-0 në ndeshjen e raundit të 1/32 ndaj Jurovski Dol.
Gjigandët sllovenë ishin të pandalshëm teksa në këtë festival të golave mori pjesë edhe Xhuljano Skuka.
Ish-sulmuesi i Partizanit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 79, teksa ishte goli i shtatë i ndeshjes për Mariborin. Skuka realizoi një gol të bukur teksa kaloi edhe portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë për të realizuar.
Për 25-vjeçarin ky ishte goli i dytë me fanellën e Maribor në 12 ndeshje të zhvilluara me sllovenët./ Super Sport
Top Channel