Organizata Botërore e Shëndetësisë ka humbur kontaktet me stafin e saj në Gaza, ndërkohë që në vend janë raportuar bombardime të tjera.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh i shqetësuar për sigurinë e personelit.
“Raportet e bombardimeve intensive në Gaza janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ne ende nuk jemi në kontakt me personelin tonë dhe objektet mjekësore. Jam i shqetësuar për sigurinë e tyre” shkroi ai në një postim në platformën “X”.
Sipas kreut të OBSH-së, evakuimi i pacientëve nuk është i mundur për shkak të bombardimeve dhe se nuk është gjetur një strehë e sigurt.
“Ndërprerja e energjisë po pengon gjithashtu shërbimet e emergjencës që të arrijnë të lënduarit. OBSH u bën thirrje të gjithë atyre që kanë fuqinë për të filluar një armëpushim, të veprojnë tani“, shtoi ai.
Top Channel