Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi ishin shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm dhe prodhim e shpërndarje narkotikësh.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, kanë arrestuar në hyrje të Shqipërisë Arjet Jonuzi.
50-vjeçari, banues në fshatin Çërravë, ishte shpallur në kërkim pasi u dënua nga gjykata e Pogradecit me 1 vit dhe 5 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Ndërkaq, në Korçë është arrestuar 29 vjeçari me inicialet R. Sh., pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel