Në një kohë, kur Shqipëria ka çelur negociatat me Bashkimin Evropian, rrugë të reja janë hapur për përfitime financiare dhe jo vetëm.
Por a janë gati 61 bashkitë në vend të mund të aplikojnë dhe zbatojnë projekte në programe të BE .Ministri i Pushtetit Vendor Arbian Mazniku ka nisur turin “Dialogu Vendor” në të gjitha bashkitë e radhës ishte në Berat, për tu njohur me problematikat dhe treguesit zhvillimor në secilën bashki pas reformës territoriale .
“Mënyrën si mund të adresojmë problemet financiare , buxhetore , administrative dhe institucionale duke pasur një dialog sistematik me 61 bashkitë . e dyta është të fillojmë hapat e parë të një diskutimi i cili ka të bëjë me treguesit zhvillimorë .Por edhe për të parë e vlerësuar se si treguesit reforma territoriale ka pasur impakt në treguesit zhvillimorë ekonomik dhe social në secilën bashki”, tha Arbian Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor.
Ministria e pushtetit Vendor u krijua me ndryshimet më të fundit që u bënë në qeveri . Sipas ministrit Mazniku të 61 bashkitë do të asistohen për menaxhimin sa më mirë të buxhetit por edhe aplikuar në projektet e Bashkimit Evropian.
“Fokusi i parë është koordinimi i punës së qeverisë me bashkitë .Pjesa e dytë do të jetë mbështetje e bashkive nga ana e burimeve njerëzore , menaxhimin e mirë financiare dhe mbështetje në raport me fondet e Bashkimit Evropian, pasi 70% e ligjeve të BE do të aplikohen nëpërmjet bashkive”, tha Mazniku.
Top Channel