Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan dy shtetas pasi jjatë kontrollove fizike iu gjetën sasi lëndësh narkotike, municione luftarake dhe shuma parash.
Konkretisht u arrestua shtetasi R. A., 26 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Ç. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. A. dhe pasagjer shtetasin Ç. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi municioni luftarak dhe sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë e kanabis;
Gjithashtu, u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Top Channel