I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet një 44-vjeçar në Malësinë e Madhe

27/10/2023 14:14

Një 44-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Malësinë e Madhe është vënë në pranga të policisë.

Në kuadër të operacionit antikanabis i koduar “Vukpalaj”,  u zbulua se 44-vjeçari ishte bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike të cilat u asgjësuan nga policia.

44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin P. K.,  e arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Vukpalaj”, të zhvilluar më datë 2 qershor 2023, kishin kultivuar në territorin e fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë kanabis të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA