Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura në objekte kulti, gjatë 2 muajve të fundit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 34-vjeçar është arrestuar në Kolonjë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë bashkëshortja 22-vjeçare, pasi së bashku kishin organizuar dhe kryer vjedhjen e disa shumave monetare në teqetë e fshatrave.
Si rezultat i punës hetimore u konkludua se shtetasit L. U. (A)., 34 vjeç dhe S. U., 22 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë, Korçë, kanë vjedhur në teqet e fshatrave Starje, Kreshovë dhe Gjonç, 35 000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip “Volkswagen Passat”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të kryer vjedhjet. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive të paligjshme, në të cilat dyshohet se janë të implikuar këta dy shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel