Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me përfaqësuesit e BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues i dialogut.

Kurti së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përfunduan pak më parë takimet e ndara me udhëheqësit evropianë, por nuk ka ende informacione konkrete.

Ata u pritën veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Kurti pritej të takonte edhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndërsa Vuçiç tashmë i ka takuar.

Borrell tha se duhet të ketë sërish bisedime me dy liderët, për të arritur një zgjidhje brenda dialogut, pasi sipas tij, kjo është zgjidhja e vetme.

Një takim i përbashkët i Kurtit dhe Vuçiç nuk është planifikuar, por mund të ndodhë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha më herët se takimet janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA