Gjykata konfirmon masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën: Të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji

26/10/2023 17:59

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje dhe bllokim të përdorimit të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Megjithatë, ai ka refuzuar të paraqitet në gjyq, me argumentin se nuk mund të shkelë Kushtetutën, duke iu referuar imunitetit që ka si deputet i Shqipërisë.

Ish-kryeministri dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes voluminoze të SPAK, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv Partizani.

Ndërkohë, tri ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin si dhe masën “detyrim paraqitje” për ndërtuesin Fatmir Bektashin.

Malltezi, nëpërmjet investimit te kompania “Homeplan shpk”, që ka kryer ndërtimet tek ish-kompleksi sportiv “Partizani” ka përfituar 5.4 mln euro që sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë para të jashtëligjshme pasi nuk ka qenë investitor duke fshehur kështu origjinën e parave. Ai ka shfrytëzuar ndërtuesin Bektashi, për t’i pastruar këto para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA