Modeli britanik që reklamonte jetën e luksit burgoset shtatë vjet në Peru për trafikimin e 300,000 euro kokainë (fotot)

25/10/2023 15:27

Një model britanik që reklamonte stilin ekstravagant të jetesës në rrjetet sociale është burgosur sot për shtatë vjet në Peru pasi u kap duke tentuar të largohej nga vendi me kokainë në vlerën e rreth 300,000 paundëve.

Modou Adams nga Londra kishte mijëra ndjekës në rrjetet sociale që joshte me stilet e tij të veshjes dhe look-ut dhe dëshmitë e udhëtimeve nëpër botë me pseudonimin ‘boywholives’ (Djalë që di të jetojë) që në fakt rezultoi një fasadë e aktiviteteve kriminale, thanë autoritetet.

Bota e tij e lavdisë u shemb copash pasi pranoi se ishte një trafikant drogash që tashmë pret të kalojë shtatë vitet e ardhshme në një burg amerikano-jugor, shkruan me ironi rrjeti Daily Mail.

25 vjeçari Adams, u ndalua në aeroportin e Lima ku tentonte të merrte fluturimin për në Paris me rreth 3 kg kokainë në bagazhe.

Atij iu dha dënime një gjyq të shpejtë 24 orësh pas arrestimit nga zyrtarët vendorë që kanë kapur të tjerë evropianë të famshëm në rrethana e me qëllime të ngjashme.

Modou, ish-punonjës marketing e marrëdhëniesh publike e përshkruan veten online si një “model me eksperiencë” ndërsa udhëtimin e tij të fundit latin e kishte bërë publik gjerësisht në rrjetet Tiktok e Instagram.

Ai e filmonte veten si turist në Cuco, një qendër e njohur furnizimi me kokainë për perëndimorët, si dhe duke bërë foto gjatë rrugës së maleve Ande për në qytezët e lashta inkase si Machu Picchu.

Gjykata e lartë në Peru konfirmonte dënimin  me një deklaratë ku shihej britaniku Modou Dodou Adams prapa hekurave të burgut.

Adams kishte shkuar në Peru për herë të dytë brenda dy javësh në shkurt, teksa dokumentonte udhëtimet e tij në rrjet, në Lima dhe Lima dhe në hotelin luksoz Miraflores në brigjet e Paqësorit.

Kamerat e sigurisë e tregonin atë me pantallona të shkurtra e bluzë me kapuç para se të kapej nga policia kur tentonte të fluturonte përsëri drejt Evropës.

Ai kishte tentuar të fshihte drogat në një valixhe të veçantë, teksa prokurorët thonin se një kg kokainë që kishte blerë në Peru për rreth 3,000 paundë do ta trafikonte për dhjetra mijëra paundë në Evropë.

Në rrethana të ngjashme ishin kapur më herët në Peru dy britanike të njohura në rrjet, irlandezja Michaella Mccollum dhe skocezja Melissa Reid teksa tentonin të trafikonin 11 kg kokainë nga aeroporti Jorge Chávez në Lima.

FOTO GALERI
1/5
Modou Adams nga Londra kishte mijëra ndjekës në rrjetet sociale që joshte me stilet e tij të veshjes dhe look-ut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA