Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali, i ftuar në Top Story, e quajti SPAK-un “të lajthur”.
Kjo pasi, sipas Gjokutajt, ndryshuan objektin e denocuesit – Taulant Ballës – dhe e akuzojnë Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Berishës, për korrupsion si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor.
Pse e latë seancën?
“Kjo çështje i përket 2020, ku zoti Taulant Balla, si kryetar i grupit parlamentar të PS-së ka depozituar një kallëzim. Ajo që është e rëndësishme është që kallëzimi që është bërë nga ana e tij është bërë për veprat penale shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentesh dhe ndikimit të paligjshëm ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe shefit të shtabit të ushtrisë, ‘kë do të gjente prokuroria rrugës’, sepse kështu u shprehën.
Objekti i këtij kallëzimi me fabulën e SPAKU-t sot janë dita me natën.
Balla në atë kallëzim atribuon si problem të pronarëve mosqenien në këtë cilësi. Nuk janë më pronarë sepse thotë toka që kanë ndërtuar është tokë e blerë nga Italia në Luftën e Dytë Botërore, dhe pronarët e vërtetë janë shpërblyer me para. Kjo tokë është te fusha e Aviacionit, nuk ka lidhje me atë. E kanë hetuar, nuk e ka sot pistë SPAK-u.
SPAK-u i ka hyrë problemit të komisionit të kompesimit dhe kthimit të pronës, dhe prona është kthyer në 95-96 dhe fizikisht është kthyer në 2007. Të dyja procedurat janë në përputhje me ligjin”, tha avokati.
“SPAK-u akuzon Malltezin për korrupsion si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor. E dini gjë kur ka qenë Malltezi ndonjëherë zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor? Është akuzuar për këtë? Nuk e di, mirë që lajthit SPAK-u po merr vendim me këtë dispozitë”, thotë Gjokutaj.
“Ska vepër penale, kjo është bërë që Malltezi të akuzohet së bashku me Berishën, ai kryeministër ky asnjëherë në detyrë. Të vijnë te tavolina të ngrihesh dhe ti në valle. Ky është korrupsioni i Sali Berishës me firmat e Edi Ramës”, shprehet avokati.
Si ju ngritën nga tavolina për t’u ubërë avokati i Berishës?
“Unë nuk u ngrita nga tavolina për t’u bërë avokati i Sali Berishës, unë isha në krye të valles, sepse kam 30 vite në këtë profesion. Te unë nuk ecet me gogla. Unë këtë çështje e kam marrë në emër të një procesi të rregullt ligjor, dhe kemi tre ditë që merremi me ata prokurorë që t’i sjellim në vete dhe ta vejmë këtë proces në shina ligjore. Ata nuk e kuptojnë se çfarë kanë bërë dhe çfarë janë duke bërë”, është përgjigjur Gjokutaj, për Grida Dumën, në Top Story.
Top Channel