Në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up” ka qenë eksperti i IT Elvis Tusha nga Rrësheni, i cili jeton në Itali.

Ai krijon klone të ndryshme në TikTok dhe ka zgjedhur Andrea Giambruno, ish-bashkëshortin e kryeministres të Italisë Meloni. Në këtë video ai  shpjegon arsyet e ndarjes. Ai bën prezantimin e vetes së tij duke dhënë disa arsye të videos që qarkulloi si dhe të divorcit nga Meloni. Është false për duket shumë e vërtetë, origjinale dhe e besueshme sa që kjo video ka marrë mbi 2 milion shikime dhe mbi 80 mijë pëlqime. Njerëzit e kanë besuar që ishte vetë Andrea, në fakt ka qenë një video false nga Elvis Tusha i cili do të ndërgjegjësojë dhe t’i bëjë njerëzit të kuptojnë sa të kërcënuar jemi ne nga Inteligjenca Artificiale.

Neada Muça: Pse zgjodhe Andrea Giambruno?

Elvis Tusha: E zgjodha sepse ishte lajmi më i rëndësishëm në Itali, të gjithë flisnin për Giambrunon dhe e shfrytëzova këtë rast, problemi ishte që të mos thosha diçka të rrezikshme, nuk doja të shfrytëzoja problemin e tij.

Neada Muça: Të është dashur shumë të bëjë këtë video, sa zgjati?

Elvis Tusha:  Këtë e kam bërë për 15 minuta dhe kam stërvitur Inteligjencën Artificiale para. Duhej stërvitur fjala, si luan goja kur thua një fjalë, ose si luan duart, sytë kur thua një gjë. Gjithë javën e kam stërvitur si të luajë sytë dhe duart.

I pyetur nëse është kontaktuar nga Giambruno, për videon e fundit që ka krijuar, Elvisi shprehet se nga ai vetë personalisht jo, por nga zyra e kryeministrisë. Ata i kërkuan që të mos ia mësojë askujt se si realizohet kjo video, të paktën këtë javë.

Elvis Tusha: Zoti Giambruno mendoj se ka probleme të tjera, më ka marrë zyra e kryeministrisë e Melonit, jo Meloni personalisht, më ka thënë që të paktën për këtë javë të mos përdor faqe institucionale, ose të mos i mësoj të tjerët si ta bëjnë, të paktën për këtë javë. Nga fundi i javës më kanë thënë prapë se do më marrin në telefon sepse është problem i madh. Për tre orë kam marrë 1 milion shikime në TikTok më pas ma ka bllokuar shteti italian. Unë i kam shkruar një mesazh, ku i them se kjo është vetëm për të edukuar se cili është risku apo problemi i kësaj pune dhe më pas ma kanë zhbllokuar, më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë Elvis mos ia mëso kujt, të paktën për këtë javë.

Top Channel