Gjatë javës që kaluam janë arrestuar nëntë persona dhe janë bllokuar gjashtë automjete për shkelje të rregullave të qarkullimit në Tiranë.

Nëntë shtetasit janë arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Janë vënë gjithsej 6675 masa administrative, disa prej të cilave janë: 356 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 6 për përdorim të xhamave të errësuar, 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha, 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve, 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, 145 për parakalime të gabuara, 5314 për parkime të gabuara.

Ndërsa gjashtë automjete janë bllokuar për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni, verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA