Një tjetër drejtues i lartë i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi ka vdekur në mënyrë të mistershme, duke u bërë i treti në rrethana të tilla në 18 muaj.
66 vjeçari Vladimir Nekrasov, drejtues i bordit të grupit Lukoil ka vdekur “papritur” dje, në një prej vdekjeve më të fundit të profilti të lartë në sektorin e energjisë.
Mediat ruse thonin se konkluzionet paraprake të doktorëve tregonin Nekrasov kishte pësuar një “atak kardiak akut”.
Por një numër i konsiderueshëm i kritikëve të Putin thonë se këto vdekje janë në fakt vrasje teksa aparati paranoiak rus spastron rrethin e brendshëm nga disidentët.
Vdekja e Nekrasov vjen pas asaj të Ravil Maganov, 67-vjeçarit që ra “papritur” nga dritarja e spitalit elitar të Moskës, Qendra Klinike Kremlin, në shtator të vitit të shkuar.
Maganov kishte qenë në spital për një problem të vjetër me zemrën, por aty kishte rënë nga kati i gjashtë duke vdekur në vend.
Ndërsa miliarderi Alexander Subbotin, 43 vjeç, gjithashtu drejtues në gjigantin energjitik Lukoil u gjet i vdekur në maj pasi sipas raportimeve “kishte marrë këshilla biznesi nga shamanë”.
Një prej teorive është se Subbotin – i cili gjithashtu zotëronte një kompani anijesh – është vrarë me helm bretkose që i kishte shkaktuar një atak kardiak, shkruan e përditshmja britanike The Sun.
Gjithashtu trupi i kreut energjitik Igor Shkurko, 49 vjeç, drejtor i grupit Yakutskenergo u gjet në qelinë e tij pas ndalimit për mitmarrje.
Ekspertët perëndimorë besojnë se dhe 39 vdekje të mëparshme të profilit të lartë si oligarkë, shkencëtarë e gjeneralë, kanë lidhje me eliminime nga dora e Kremlinit.
Sergey Grishin – oligarku i njohur gjithashtu si “njeriu me shenjë” vdiq nga një infeksioni rëndë pasi kritikoi politikat e Putin.
Ndërsa shkencëtari Andrey Botikov – një nga krijuesit e vaksinës “Sputnik V” u vra i mbytur në apartamentin e tij.
Top Channel