Gjatë samitit të Procesit të Berlinit, mbajtur në 16 Tetor në Tiranë, u nënshkrua një marrëveshje lëvizshmërie, ku u njohën kualifikimet për 4 profesione dhe lehtësimi i lëvizjes së tyre brenda rajonit.

Bëhet fjalë për këto profesione infermierë, mami, kirurgë, veterinarë dhe farmacistë.

“Shqipëria aktualisht ka mungesa mjekësh, infermierësh, mamish, fizioterapeutësh, veterinerësh etj. Ne prandaj po i ndalojmë. U miratua ligji për t’i mbajtur mjekët e rinj 5 vjet në Shqipëri. Dhe jo vetëm ata, por ne po ndalojmë gjithë sistemin e mjekësisë. Logjika dhe presioni që vjen nga legjislativi dhe ekzekutivi është që “jo” ju nuk do të ikni, nuk do të lëvizni. Nga krahu tjetër kemi këtë marrëveshje ndërshtetërore e cila prevalon mbi kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë, dhe logjika e të cilës thotë “po” juve mund të shkoni në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe jeni të lirë të lëvizni”, tha eksperti për ekonominë, Pano Soko.

“Këtu qëndron ajo kërcitja, ambiguiteti dhe kaosi. Nuk ka sens. O i qëndrojmë vendimit për të mos i lejuar punonjësit e mjekësisë dhe nuk nënshkruajmë marrëveshje, për sa kohë ne nuk kemi stabilizuar inventarin e mjekëve, infermierëve, mamive etj., ose ne e kemi stabilizuar inventarin e mjekëve, infermierëve, mamive, dhe themi tani ne I kemi ata që na duhet, ndaj mund të lëvizin lirisht në rajon.

Ne lejojmë, stimulojmë lëvizjen e lirë të këtyre 4 profesioneve brenda vendeve të rajonit, pra brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor. Por një mjek, infermier, mami, veteriner, fizioterapisti që ikën nga Shqipëria nuk ka rëndësi ku shkon në Mal të Zi, Serbi, Gjermani apo Australi. Për sa kohë ikën nga Shqipëria, kjo ka rëndësi për ne. Ne nuk e kemi problemin pse ikin në Gjermani, por përse ikin nga Shqipëria”, shtoi Soko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA