Familja e Bobit ka publikuar sekretin e jetës së gjatë të qeni të tyre.
Qeni më i moshuar në botë që ka mbijetuar deri në moshën 31, thuhet se i atribuon shëndetin e tij dietës ushqimore të ngjashme me atë të njeriut.
Bobi ishte mastifi portugez që hante gjithmonë atë që hante dhe familja e tij, ndërsa ushqimet pikante apo me erëza i konsumonte të lagura me ujë për të hequr marinimet.
Familja e tij me mbiemrin Costas i kreditojnë gjithashtu jetëgjatësinë e qenit të tyre mjedisit të qetë deh lirisë së lëvizjes, pasi nuk e kishin mbajtur kurrë me litar apo me zinxhirë.
Krijesa miqësore thuhet se kalonte shumicën e kohës në kopshtin e shtëpisë me macet që kishte si miq, thonë familjarët.
Qeni ngordhi më 21 tetor në shtëpinë e tij në fshatin e Conqueiros ku kishte jetuar gjithë jetën.
Dr Karen Becker, veterinerja që ishte kujdesur disa herë për Bobi njoftonte vdekjen: “Mbrëmë Bobi ynë i dashur u bë me krahë”.
“Megjithse kishte jetuar më shumë se çdo qen tjetër, jeta e tij nuk do të mjaftojë kurrë për ata që e donin .
Bobi ishte shpallur qeni më i moshuar në botë më 2 shkurt 2023.
Ai ishte regjistruar me veterinerët e bashkisë së Leira që konfirmonin datën e tij të lindjes 11 maj 1992.
Por megjithse arriti të bëhej qeni më i vjetër në botë, Bobi kishte pasur një nisje të vështirë pasi babai i Leonel nuk donte ta mbante atë dhe tre këlyshët e tjerë që kishin lindur bashkë me të.
Prindërit e Leonel morën këlyshët për t’i eliminuar kur nëna e tyre nuk ishte në shtëpi, por nuk e gjetën Bobin që ishte fshehur mes drunjve, thonë të zotët.
Fëmijët e kishin mbajtur të fshehur këlyshin, derisa sekreti u zbulua dhe ai u bë pjesë e familjes.
38 vjeçari Leonel, thotë se ka pasur disa qen përfshi dhe nënën e Bobi, Gira, që jetoi deri në 18 vjett, dhe një tjetër nga qentë e tij Chicote, e cila vdiq në moshën 22 vjeçare.
Top Channel