Ministri i ekonomisë së Argjentinës, Sergio Massa ka kaluar pritshmëritë duke marrë më shumë se 36% të votave të së dielës, duke u vendosur në binarë për përballjen në raundin final me kandidatin e djathtë Javier Milei.
Mbështetja për Massa ishte një surprizë pasi shumë besonin se votuesit do ta dënonin për qeverisjen e tij gjatë krizës financiare, shkruan rrjeti britanik BBC.
Inflacioni në Argjentinë e ka kaluar masën 100%, që do të thotë se çmimet janë dyfishuar gjatë vitit të fundit.
Teksa numërimi i votave thuajse ka mbaruar, asnjë nga kandidatët nuk ka marrë 45% të votave të nevojshme për t’u shpallur menjëherë president.
Kështu që një raund i dytë do të zhvillohet me 19 nëntor ku votuesit do të zgjedhin mes Massa, nga lëvizja e majte Peroniste, dhe Milei, nga e djathta ekstreme.
Milei, u rendit dje i dyti me 30% të votave, kurse konservatorja Patricia Bullrich, ish-ministre sigurie u rendit e treta me 23.8%.
Pas rezultatit Bullrich i ofronte kritika ndaj Sergio Massa duke thënë: “Ne kod të ofroj përgëzime për dikë që ka qenë në një prej qeverive më të këqija të Argjentinës”.
Massa kishte fokusuar fushatën e tij në mbrojtjen e kredencialeve të qeverisë aktuale.
“Vendi është në një situatë të komplikuar, por ju besoni se ne kemi mjetet më të mira për të çuar përpara Argjentinën”, tha ai për mbështetësit në Buenos Aires.
51-vjeçari insistonte se masat e shtrëngimit financiar vijnë si rezultat i borxheve te FMN që ka marrë administrata e mëparshme.
Si në shumë vende të tjera kushdo që të fitojë ka detyra të vështira si bindja e një populli të lodhur nga politika dhe premtimet e pambajtura për përmirësimin e jetës së tyre.
Top Channel