Një studente britanike e përshkruar si “e bukur dhe inteligjente” ka humbur jetën pasi konsumoi një substancë toksike që e ble në faqe të padukshme të internetit, u tha sot në seancën dëgjimore të çështjes në Uells.
26 vjeçarja Bronwen Morgan, vdiq nga vetëvrasja katër ditë para ditëlindjes së saj teksa vuante nga probleme të shëndetit mendor, thanë mjekët ligjorë në Pontypridd Uells.
Studentja e Universitetit të Cardiff ishte diagnostikuar me çrregullime emocionale e quajtur nga mjekët gjithashtu ‘çrregullim kufitar i personalitetit’.
Mjeku ligjor Graeme Hughes tha : “Bronwen vdiq nga vetëvrasja, teksa arritëm në konkluzionin se vetëlëndimi ishte shkaku i vdekjes së saj”.
Gjendjet moderne të çrregullimit të karakterit nuk dihet se nga se shkaktohen por krijojnë emocione të forta e të pakontrollueshme, thonë ekspertët.
Shpesh pacientet mund të lëkunden nga një ekstrem emocional në tjetrin duke e bërë të vështirë përballimin e realitetit të përditshëm, shkruan rrjeti i shëndetit mendor britanik Mind.
Ata shtojnë se janë fenomene i dekadave të fundit dhe mudn te shkaktohen nga ndotja e trupit, trurit e ambjentit me materiale të huaja.
Pacientët mund të kenë vështirësi në diagnostikim pasi simptomat janë të ngjashme me gjendje të tjera të shëndetit mendor si çrregullimi bipolar, psikoza e depresioni, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Bronwen ishte diagnostikuar me gjendjen e saj në 2019 dhe vdiq në 27 gusht 2020, pas disa tentativave të dështuara për shpëtimin e jetës së saj.
E ndjera raportohet se i kishte thënë babait të saj Haydn se po shkonte te një shoqe, ditën e vdekjes, por nuk kishte qenë atje.
Policia kishte gjetur më vonë celularin e saj në barin Premier Inn dhe vajzën pa ndjenja aty pranë.
Patologu Dr Alex Lawson dha shkakun e vdekjes së saj si helmim nga nitrati i sodiumit.
Bornwen merrte kujdesje nga shërbimet e shëndetit mendor në kohën e vdekjes dhe ishte ankuar në bordin shëndetësor për cilësinë e disa kurave që merrte.
Motra e saj 24 vjeçare Tesni, tha: “Jemi të shtangur që e bukura Bronwen vdiq në mënyrë të tillë, teksa luftonte për të rifituar shëndetin e saj mendor. Ata që njihnin Bron, e dinë se ajo ishte vajza më e dashur, e mendueshme e frymëzuese. Falemnderit për mbështetjen tuaj. Bronny, do të të duam përgjithmonë.”
Top Channel