Një burrë në Tajlandë braktisi aksidentalisht gruan e tij në anë të rrugës dhe vazhdoi të ecte për rreth 160 km duke besuar se ajo ishte duke fjetur në pjesën e pasme të makinës.
Boontom Chaimoon, 55 vjeç dhe Amnuay Chaimoon, 49 vjeçe, u nisën për në qytetin e saj të lindjes në provincën Maha Sarakham. Por shoferit iu desh të ndalonte në anë të rrugës kamionçinën e tij për të urinuar.
Pasi doli nga makina, gruaja e tij vendosi të zbriste gjithashtu për të kryer nevojat personale dhe u fut në xhungël. Por kur ajo u kthye në rrugë, makina nuk dukej askund dhe mbeti e vetme në errësirë. Gruaja vendosi të ecte me shpresën për të gjetur ndihmë. Pasi eci në rrugë për 20 km në qendër të Kabin Buri, ajo gjeti një stacion policie rreth orës 5 të mëngjesit.
Ajo iu lut policisë që ta ndihmonte për të gjetur burrin e saj por nuk mbante mend numrin e telefonit të tij. Pasi më në fund policia gjeti një kontakt, burri nuk e hapi telefonin as pas 20 thirrjeve. Në kohën kur shoferi e kuptoi gabimin e tij, ai ishte 160 km larg gruas së tij dhe iu desh të kthehej për ta marrë atë. Ai tha se kishte besuar se ajo ishte duke fjetur në sediljen e pasme gjatë gjithë kohës, por i dëshpëruar u kthye për ta marrë. Çifti janë të martuar prej 27 vitesh dhe kanë një djalë 26-vjeçar.
Top Channel