Dy policët i shkuan në Selinë e PD-së për t’i komunikuar masën e GJKKO-së, Berisha: Nuk i takova, respektoj kushtetutën

22/10/2023 08:27

Mbrëmjen e djeshme dy përfaqësues të Policisë së Shtetit shkuan në selinë e PD-së për t’i komunikuar masën e GJKKO-së Sali Berishës.

Ky i fundit në një deklaratë për mediat pasi doli nga selia blu, u shpreh se nuk i ka takuar dy oficerët e policisë pasi nuk dëshiron të shkelë kushtetutën.

Kushtetuta është Kushtetutë. Siç ua sqaroi Bylykbashi, ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramës i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë Kushtetutën. Ka një nen, neni 73 pika 2, që qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit. Nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektoj kushtetutën, e cila prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës. Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po t’i takoja, do i thosha çojani Edi Ramës ta ziejë çaj. Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet t’i pleksë, por me dështim. Besoj se u përgjigja”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për Fatmir Bektashin, ndërsa ra në pranga Jamarbër Malltezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA