U kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 28-vjeçari

21/10/2023 16:11

Një 28-vjeçar ra në prangat e policisë së Shkodrës, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 04.06.2023, ka vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel