Frika e agresionit kinez nuk është fashitur në Tajvan, e dëshmuar qartë kjo edhe nga thirrja e fundit që autoritetet atje i kanë drejtuar grave ushtarake në pension të dalin vullnetarisht si rezerviste për të ndihmuar në forcimin e aftësive ushtarake të ishullit.
Në janar, ushtria e Tajvanit njoftoi planet për të përfshirë ish anëtaret gra të ushtrisë në stërvitjet për rezervistë. Grupi i parë i përbërë nga 14 gra kanë treguar vendosmëri për të përmirësuar gatishmërinë luftarake të ishullit. Presidentja Tsai Ing-ëen, tha se tani pret që edhe gra të tjera t`i përgjigjen pozitivisht këtij apeli.
“Pres me padurim që më shumë oficere dhe ushtare gra t’i bashkohen stërvitjes në të ardhmen. Tajvani është në pararojë të mbrojtjes së demokracisë globale. Ne duam që bota të shohë vendosmërinë tonë për të mbrojtur vendin tonë pavarësisht gjinisë.”
Tajvani ka rreth 2.3 milionë pjesëtarë në personelin ushtarak me kohë të plotë dhe rreth 1.6 milionë rezervistë. Shërbimi ushtarak dhe stërvitja për rezervist është e detyrueshme për burrat tajvanezë. Përballë rënies së numrit të lindjeve, në vitin 2006 ushtria e Tajvanit filloi të rekrutonte gra për ushtrinë me kohë të plotë.
Sot, rreth 9,800 pensionistë ushtarakë janë gra. Ata që dalin vullnetarë si rezervistë duhet të jenë në gjendje të përballojnë ushtrime të rrepta fizike për të marrë pjesë në nivelet luftarake.
Top Channel