Zbardhet krimi i rëndë në Shkodër/ U deklarua vdekje natyrale, 70-vjeçari ishte vrarë me sëpatë dhe ishte hedhur në kanal

20/10/2023 08:28

Trupi i pajetë i një 70-vjeçari u gjet një ditë më parë në fshatin Boks në një kanal.

Policia e raportoi dje rastin duke deklaruar se nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mund të jetë vdekje natyrale, ndërsa sot është zbuluar se ishte vrasje.

Musa Bajraktari është vrarë, pasi ishte goditur me sëpatë. Autori i dyshuar, fqinji i viktimës, shtetasi Xh.Z është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.

“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.”-njoftoi dje policia e Shkodrës.

Policia raporton sot se nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë 70-vjeçarin, i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Autori i dyshuar, Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, do të hetohet për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA