Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Presidenti Bajram Begaj, me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rajonal të komunitetit Arberesh të Kalabrisë, nis sot një vizitë zyrtare në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë.
Gjatë vizitës tri ditore, Presidenti Begaj do të takojë arbëreshët që jetojnë në komunat e provincave të Katanxaros, Krotones dhe Kozencës, si dhe do të zhvillojë takime me autoritetet lokale.
Zyra e presidencës njofton se gjatë takimeve me autoritetet vendore dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh do të trajtojë temat qe lidhen me, lidhjet historike e kulturore mes Shqipërisë dhe Rajonit të Kalabrisë, nevoja e mbrojtjes së gjuhës arbëreshe, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit me rajonin e Kalabrisë dhe zonat ku banojnë arbëreshet, si dhe mundësitë për investime të bizneseve kalabreze në fusha të ndryshme në Shqipëri.
Top Channel