“Do të qëndrojmë në sallë”/ Bardhi: U detyruam të bllokonim seancën pasi mazhoranca rrëzoi me zero argumente komisionet hetimore

19/10/2023 11:47

Rrëzimi i kërkesave të Partisë Demokratike për ngritjen e Komisioneve Hetimore detyroi demokratët të bllokojnë seancën plenare.

Kështu u shpreh para gazetarëve Gazment Bardhi, që tha se mazhoranca po pengon punën e opozitës.

“Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, situata ku mazhoranca ka përfshirë kuvendin është e papranueshme. Kanë rrëzuar me zero argumente për rrëzimin e Komisioneve Parlamentare. Jemi detyruar që sot, të nxituri të krijojmë të mos lejojmë zhvillimin e seancës plenare. Ne donim të përballnim idetë sot, mirëpo kur i mbyll opozitës çdo rrugë institucionale. Sigurisht që s’mund të vijojmë ashtu”.

Sipas Bardhit, kjo betejë nuk ka lidhje me përçarjet brenda PD-së. Duke folur për Lulzim Bashën, Bardhi tha se nuk e kupton pse nuk është bashkuar me deputetët e tjerë të opozitës për të kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore.

“Në fakt socialistët duhet t’i  pyesin pse refuzojnë Komisionet Hetimore. Nuk presim të na njohë asnjë deputet, e kanë zgjedhur me votim Çuçin, se kush është te opozita e vendos PD. Nuk e kuptoj pse kolegu Basha dhe një pjesë e deputetëve nuk janë me ne në kërkesën për të ngritur komisione hetimore. Nuk e kuptoj pse të mos bësh betejë për të mos u hetuar“.

Bardhi u shpreh u vendosur për të qëndruar në sallën e Kuvendit, edhe pse në errësirë.

“Ne do të qëndrojmë aq sa është e nevojshme duke kërkuar që PS të reflektojë mbi sjelljen autoritare që ka  mbi Kuvendin e Shqipërisë. Sot do pengojmë vijimin normal të seancës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA