Seancë e posaçme në Kuvend për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç: Mbështesim fuqimisht Shqipërinë

18/10/2023 16:03

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të posaçme plenare për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kuvend para deputetëve, presidenti Milanoviç theksoi mbështetjen e Kroacisë ndaj Shqipërisë, teksa tha se vendi ka bërë përparim në integrimin e BE.

“Dy vendet tona ndajnë lidhje kulturore, historike, gjeografike dhe politikë. Miqësia jonë daton prej kohësh, kur ishte mëse e nevojshme gjatë mbrojtjes së luftës për pavarësi në Kroaci. Shqiptarë të shumtë u angazhuan aso kohe dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Pakicat shqiptare në vendin tonë, janë shumë aktive, janë urë mes nesh, janë shembull i shkëlqyer sesi mund të shërbejë si urë mes dy vendeve një minoritet.

Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos ekonomik. Eskportet dhe importet nga Shqipëria janë rritur me përqindje të konsiderueshme. Kemi shqiptarë turistë në Kroaci, numri i cilëve është në rritje.  

Natyrisht që njohjen e Kosovës është një ndër gjërat që themi më së tepërmi. Në forume bilaterale dhe multilaterale e cilësojmë të padrejtë dhe të paqëndrueshme që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe që prej atëherë janë shumë mbrapa lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. E përgëzoj Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpresoj që ky progres të vlerësohet. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin në BE si politikisht ashtu edhe nga ana teknike.”-tha presidenti kroat.

Në fund të fjalimit në Kuvend, ai u përcoll me duartrokitje nga deputetët e Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA