Lufta është rikthyer në Europë, deklaroi kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin gjerman, Michael Roth, sipas të cilit BE-ja duhet ta përqendrojë më shumë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, ndryshe rreziqet do të shtohen.

“Lufta është rikthyer në Europë. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një rrezik i madh jo vetëm për Ukrainën por edhe për paqen, stabilitetin e gjithë kontinentit.  Regjime të tilla si ato të Rusisë , Kinës apo Turqisë duan të destabilizojnë rajonin e BP. BE duhet të fokusohet në këtë rajon. Nëse kjo nuk ndodh aktorë të tjerë politikë do të mbushin mungesën e pranisë tonë. Kjo përbën një rrezik të madh”, tha ai.

Sipas Michael Roth, “liderët e shteteve anëtare të BE duhet të japin në BP sinjalin që do të marrin më shumë përgjegjësi për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe zbatimin e ligjit. Nuk është e thjeshtë të presësh që shtetet e BP të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Edhe ne, shtetet anëtare të BE, duhet të bëjmë detyrat tona.

Zyrtari i larte tha se politika e zgjerimit të BE ka nevojë të reformohet pasi qytetarët e BP po humbasin durimin dhe duan të kenë përfitime të prekshme para hyrjes në BE. Ata nuk mund të presin që hyrja në BE të bëhet pas 10 apo 20 vitesh. Kjo nuk do të ishte përgjigjja e duhur.  BE ka humbur shumë nga besimi i tyre,  vuri në dukje ai.

Roth shtoi se Gjermania do të investojë më shumë para për të arritur rezultate të prekshme dhe të ofrojë më shumë kreativitet për ta bërë procesin e afrimit me BE më tërheqës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA