“Izraeli s’është gati për zgjidhje politike”/ Zheji: Atje sot dominojnë rusët që duan Netanyahun

18/10/2023 22:52

Analisti Artur Zheji ka deklaruar se Izraeli nuk është gati për një zgjidhje politike me Palestinën që do t’iu dhuronte atyre një stabilitet afatgjatë.

Për “Top Story”, Zheji tha se Hamasi, padiskutim që është një organizatë terroriste, por krimi i një organizate terroriste nuk mund të krahasohen me krimin shtetëror.

“Mendoj se rezoluta nuk është një rezolutë kundër Izraelit, nuk është një rezolutë kundër askujt, por një zgjidhje politike. Izraeli nuk është gati për një zgjidhje politike dhe praktikisht është roli i kryeministrit Netanyahu, i cili nuk ka dëgjuar shumë rezoluta dhe shumë vendime të OKB-së për një zgjidhje.

Ka menduar se duke kolonizuar tokat që teorikisht nuk janë izraelite të bëjë një zgjerim të Izraelit, një Izrael defakto, për të cilin në algorithëm politik një pjesë e madhe e hebrenjëve demokratë të majtë apo qendrës së majtë, sidomos emigrantë që kanë krijuar Izraelin duke dhënë kontribut nga Evropa – social demokratë, të majtë, qoftë edhe të djathë me një origjinë të formimit kulturor evropian. Pjesa më dërrmuese e Izraelit sot flet rusisht ose bjellorusisht. Pra është emigracion i ardhur nga Rusia dhe mbështetës të Netanyahut. U bë një tentativë politike e jashtëzakonshme me një kryeministër të famshëm dhe të majtë dhe vizionar që ishte Yitzhak Rabin. Ai së bashku me Clinton, në Camp David dhe Stokholm u munduan të bëjnë një zgjidhje paqësore për njohjen e shtetit të Palestinës.

Ajo ishte një zgjidhje e dhimbshme për Izraelin, por që krijon një stabilitet afatgjatë. Ai u vra nga një ekstremist, ekstermist që ishte në përbërjen e siteve të asaj partie që ka sjell sot në pushtet Netanyahun.

Këtu problemi që shtrohet përtej rezolutës është se Hamasi, padiskutim që është një organizatë terroriste, por krimi i një organizate terroriste me krimin shtetëror padiskutim që nuk mund të krahasohen.

Ne biem dakord, dhe madje edhe e gjithë bota e gjykon se Izraeli është një shtet demokratik, por një shtet demokratik nuk mund të veprojë në mënyrë hakmarrëse ngjashmërisht me një organizatë terroriste. Ky është edhe sikleti më i madh në të cilin ndodhet Netanyahu dhe aleatët e Izraelit sot. Ju e dëgjuat Bidenin sot që tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shumë kujdes nga krimet civile”-tha Zheji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA