Gazetari Alban Dudushi i ftuar në “Top Story” bëri disa deklarata në lidhje me situatën e rënduar të tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit, dhe nëse kjo gjendje ndikon në sigurinë në Europë.
Ai u shpreh se gjendjen e rënduar të konfliktit mes dy palëve nuk kanë arritur ta zgjidhin superfuqitë prej vitesh, përfshirë këtu SHBA-në, kjo ka ndodhur pasi ka pasur sfida të ndryshme.
Dudushi shtoi se me organizatat terroriste nuk negociohet, për këtë arsye duhet të shkatërrohen.
“Fatkeqësisht kur këtë gjë nuk e kanë zgjidhur fuqitë botërore, siç është SHBA-ja. Netanyaho është një kryeministër që ka pasur qeverisje të vështirë. Izraeli ka qenë në turbulenca të vazhdueshme politike.
Me këtë organizatë terroriste ka mundësi të negociojë Izraeli dhe bota demokratike, apo duhet asgjësuar kjo? Pastaj duhet negociuar me liderët e Palestinës që janë të arsyeshëm që mund të negociohet.
Unë jam në favor të shkatërrimit të çdo organizate terroriste, jo vetëm të Hamasit, por çdo lloj organizate. Me organizatat terroriste nuk mund të negociosh, por duhet t’i shkatërrosh”, deklaroi gazetari.
Top Channel