Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit 24/06 00:00
Presidenti francez Emmanuel Macron sot është pritur nga presidenti Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore, ku u interpretuan himnet e dy vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit.
Takimi mes tyre do jetë kokë më kokë, pa praninë e mediave. Macron ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, një vizitë kjo e parë për një president francez në Shqipëri.
Ditën e djeshme presidenti francez e nisi viztën e parë zyrtare me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.
Top Channel