Vdes papritur ish-e dashura modele e futbollistëve Sterling, Balotelli në moshën 38 vjeçare (fotot)

17/10/2023 16:27

Modelja britanike Tabby Brown, ka vdekur papritur në moshën 38 vjeçare teksa homazhe të shumta bëheshin në rrjet për aktoren e kërcmtaren nga Londra.

Brown ka qenë gjithashtu kërcimtare dhe ka pozuar për revista si Cosmopolitan e ELLE dhe është shoqëruar me futbollistë të Premierligës angleze si Raheem Sterling e Mario Balotelli.

Ajo është shfaqur në reklama për kompani si Canon, Virgin Atlantic, AXE e Lynx.

Vdekja e saj tragjike u konfirmua nga menaxheri për mediat.

Nuk jepeshin ende lajme të shkaqeve të vdekjes së saj.

Futbollisti anglez Raheem Sterling ishte parë shpesh me modelen në një hotel luksoz në  Manchester në mars 2016.

Tabby ka qenë gjithashtu e dashura e Balotelli për shtatë muaj pasi ishin njohur në një bar në vitin 2011.

Ajo tregonte asokohe se Mario e kishte bindur të dilte me të por më pas ishte dashuruar pas tij.

“Unë nuk do ta besoja por u dashurova me karakterin e Mario, ai më tha se donte të niste familje me mua”, thoshte e ndjera në një intervistë me Mirror në vitin 2013.

“Por më pas zbulova se priste një fëmijë me ish-të dashurën dhe kishte vazhdimisht lajme për të që shoqërohej me femra të tjera, kështu që i dhashë fund në nëntor”.

“Mario në fillim nuk e besonte qe po e lija dhe unë mendoja se do të me bindte të rikthehesha me të, por nuk kishte shanse dhe u ndamë. Ai e mori keq pasi nuk besoj se e kishte lënë ndonjëherë ndonjë vajzë. Ai gjithmonë merrte atë që donte”.

Tabby ka luajtur gjithashtu në disa video muzikore nga artistë si Snoop Dogg, Dizzee Rascal e B.O.B.

Ajo ishte diplomuar në ‘marketing’. Fansa të shumtë i bënin homazhe modeles së njohur, teksa vdekja e parakohshme ka habitur miqtë e kolegët.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA