Sot mbahet Procesi i Berlinit në Tiranë, i pari takim i të tilla përmasave me fokus zgjerimin e bllokut që zhvillohet jashtë kufijve të BE-së.
Pjesë e këtij samiti do jenë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës do jenë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila mbërriti ditën e djeshme në Tiranë, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kancelari gjerman, Olaf Scholz vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.
Kryeministri i Kosovës, Kurti ka mbërritur në Tiranë, ndërsa nga pala serbe, pritet të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të ketë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.
Top Channel