Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë fjalës së tyre në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dënuan sulmin e grupit terrorist serb në Banjskë të Kosovës.

Në fund të samitit të Procesit të Berlinit është pyetur nëse do të ketë sanksione nga BE ndaj Serbisë në lidhje me sulmin.

 “Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh Von der Leyen.

Kancelari Scholz tha se e dënon sulmin në veri të Kosovës dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

 “Ta dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritet e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu.Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë. Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Scholz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA