Analisti Arian Curri shprehu në një këndvështrim tjetër për faktin që Shqipëria mori më pak fonde se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se kjo ndodhi për shkak se Shqipëria ka vjedhur me fondet që BE-ja i ka dhënë dhe për këtë arsye ata presin që ne te kemi reforma të reja, në mënyrë që mos të kemi si të vjedhim.
Po kjo u kundërshtua nga Besart Kadia, i cili tha se BE-ja nuk erdhi sot në Tiranë për të mbështetur vjedhjet.
“Fakti që ne kemi marrë me pak lekë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është fakti që ne kemi vjedhur më shumë fonde, dhe vjedhjet janë bërë masive si në kohën e PD-së ashtu edhe në kohën e PS-së.
Kemi tani së fundmi skandalin me fondet e ipardit, ku fondet që ishin për t’u dhënë fshatarët të bujqësisë, u jepej miqve të qeverisë për të ndërtuar resorte. Një ministre është nën hetim për këtë gjë.
Të shkojë Rama dhe t’u thotë europianëve që po na jepni 140 dollarë për frymë ndërkohë që vendet e tjera po marrin më shumë, përgjigja e der Lyen do ishte kjo që ‘bëni reformat domethënë mos vidhni, ose bëni reformat e drejtësisë që mos t’ju lërë të vidhni dhe ne do tu japim më shumë fonde'”, tha Curri.
Kadia: Shqipëria nuk u ankua për veten e vet.
Curri: Për veten e vet u ankua për kë u ankua.
Kadia: Diplomacia shqiptare ka qenë gjithmonë në këmbëngulje që gjithë Ballkani siç ka marrë përfitime Gjermania ashtu edhe vendet lindore.
Curri: Këtu vidhet me çizme edhe pse BE është korrent dhe nuk na e thotë në sy por na e thotë në mënyrë të nënkuptuar.
Kadia: Kjo është tema më e lodhshme për publikun, vidhet dhe vetëm vidhet. Prandaj erdhën të gjithë europianët që të thonë vidhni më shumë? Nuk erdhën për të mbështetur vjedhjet.
Në fund ndërhyu edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila tha që Shqipëria nuk mori përfitime aq sa mendonim.
“Kemi që në pranverë që presim se kush janë përfitimet që do ketë Shqipëria dhe e vetmja gjë që dëgjova sot ishte hapja e Kolegjin Europian me 30 studentë”, tha Tabaku.
Top Channel