Nikolla përshëndet samitin e Procesit të Berlinit: Kuvendi, i vendosur për të garantuar gjithëpërfshirje në procesin e integrimit

16/10/2023 15:05

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur samitin e Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë, duke theksuar se Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit.

Sipas Nikollës, Kuvendi është i vendosur për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit evropian.

“Sot, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë vullnetin për avancimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Vetë Bashkimi Evropian rikonfirmon vendosmërinë e politikave të zgjerimit, që fqinjët e partnerët nga Ballkani Perëndimor të bëhen sa më shpejt edhe anëtarë të familjes evropiane.

Kuvendi i Shqipërisë i uron sukses të plotë Samitit historik të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe shpreh vendosmërinë për të vijuar të  garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë!”, shkruan znj. Nikolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA