Shteti verior i Nigerisë, Kano ka mbajtur dje një martesë masive me shpenzime e dhurata dasme të paguara për 1,800 çifte vendase, duke u dhënë atyre ‘paja’ e artikujt tradicionale të ceremonisë, me qëllim të ndihmojë të varfrit të martohen, në kushtet e vështira ekonomike.
“Jeta është e vështirë, prandaj dhe unë nuk mund të martohesha edhe pse doja ta bëja,” thotë i sapomartuari Yusuf Abdullahi, i cili përfitoi nga ceremonia gjigante e kësaj fundjave.
Ceremonia shtetëror kishte dhe ndihmëse për të mësuar pjesëmarrësit në rregullat e jetës martesore apo dhe ato të ceremonisë, siç ishte 37 vjeçarja Naisa Ahmad, që mësonte nuset e reja:
“Duhet të kesh diturinë t’i mësosh nuseve të reja disa aftësi të thjeshta që ato të bëhen të vetë-mjaftueshme në jetën e re martesore. Jeta është bërë shumë e shtrenjtë, por nëse gruaja ka një profesion ajo mund të ndihmojë veten, bashkëshortin dhe shoqërinë në tërësi”, tha ajo.
Komentet e mësueses mbështeteshin nga pjesëmarrëset e ceremonisë.
Nusja 47 vjeçare Maimuna Yakubu Yakasai, tha se aftësitë që mësojnë në kurset publike i bëjnë ato më pak të varura të kërkojnë gjërat vetëm nga burrat e tyre:
“Kemi mësuar shumë këtu, pasi me një profesion të vogël me të mund të fitosh para dhe të mbulosh disa shpenzime, dhe kjo është një lehtësim për bashkëshortin”, tha Maimuna.
Martesa masive masive vjen për 1800 çifte nga 44 zonat lokale të krahinës dhe u bë në Xhaminë qendrore, në pallatin e emirit të Kano.
Eventi u bë në përmbushje të premtimit të guvernatorit Abba Kabir Yusuf për gratë e ve apo të divorcuara, si dhe për çiftet e reja në zonë.
Më herët para ceremonisë ishin kryer ritualet islamike të martesës si pagesa e pajës dhe miratimet e prindërve të nuses në prezencë të dëshmitarëve.
Sheikh Aminu Dauraëa, njoftoi se secilës nga nuset i ishte paguar nga qeveria një pajë në rreth 80 dollarë nga qeveria, e cila zotohej t’u blinte çifteve të reja pajisje shtëpiake dhe artikuj ushqimorë, përveç aftësive profesionale për gratë.
Top Channel