Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate  për shkak të përjashtimit të deputetëve të opozitës, rrëzimit të Komisioneve Hetimore dhe bllokimit të Reformës Zgjedhore.

Deputetët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi, kanë kundërshtuar sjelljen e mazhorancës dhe e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend. Për këtë shkak ato kanë braktisur mbledhjen e Komisionit pasi kanë shprehur qëndrimin në emër të opozitës.

Çupi: “Është turp kjo që ndodh. Sot jam vetëm në komision, pasi, me akte të turpshme, keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, nuk e doni zërin e opozitës. Siç e keni në traditë, doni institucione moniste. Është e turpshme, pasi ju zonja Bushka keni firmosur përjashtimin e opozitës. Jeni ju që nuk lejoni as reformën zgjedhore. Nuk mund të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë“.

Korreshi: “A  është normale apo ligjore të na njoftoni për mbledhjen 45 minuta para dhe materialin na e dërgoni 10 minuta para? Ky është turp! Nuk jepni asnjë përgjigje institucionale

Edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese e shtyu diskutimin, për shkak se deputetët e opozitës  braktisën mbledhjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA