Aktorët e “Në kuadër të dashurisë” zbuluan sonte se do të ketë një dokumentar me prapaskenat e filmit.
Të ftuar në “Më lër të flas”, ata treguan se po përgatitet një dokumentar me momente shumë pikante nga sheshxhirimi i komedisë romantike.
Ndërkohë, Luan Jahja foli për disa momente gjatë xhirimeve, sikurse ishte skena nudo në dush, bashkë me Ylber Bardhin.
Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj e pyetën aktorin nëse ishin vërtetë pa rroba në tualet.
“Po, normal. Nuk ka si të bëhet ndryshe”, u përgjigj Jahja.
Moderatorët kërkuan mendimin e aktorit për Luiz Ejllin, që në film luan rolin e Besit.
“Nuk e kam njohur më herët. Është super i talentuar. Ai vinte nga koncertet, e lexonte një herë skenarin dhe na udhëzonte neve çfarë të bënim. Fantastik. Më ka bërë shumë përshtypje”, tha ai.
Ndërsa raportin mes dy protagonistëve, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, që në film janë burrë e grua, si Jonida dhe Besi, aktori e cilëson si “macja me miun”.
“Si vëlla e motër. Si macja me miun. Tërë kohës kishin zënka, por shkëndija të bukura, të lezetshme”.
Top Channel