Përfundoi në një vorbull urrejtje në internet, 23-vjeçari i jep fund jetës gjatë një live në TikTok

13/10/2023 14:41

Një 23-vjeçar nga Bolonja i cili përfundoi në një vorbull urrejtjeje në internet, nuk mundi ta përballonte presionin dhe vendosi t’i jepte fund jetës drejtpërdrejt në TikTok para mijëra njerëzve.

Ky ishte fundi tragjik, i ndodhur mbrëmjen e së martës, i 23-vjeçarit i cili kishte arritur 300 mijë ndjekës në platformën kineze. Me pseudonimin Inkuizitor, ai u maskua si një nga personazhet e videolojës së njohur Call of Duty. Vincent Plicchi ishte një djalë i ri me një shpirt të sjellshëm. Ata që e njohën e përkufizojnë si një person të ndjeshëm. Një nga pasionet e tij të mëdha ishte cosplay, pra të vishej si personazhe të librave komik dhe video lojërave.

Ka qenë babai, Matteo, ai që ka gjetur trupin e pajetë të djalit të tij në dhomën e tij të gjumit. “Ai ishte engjëlli im dhe u vra nga njerëz të rremë që jetojnë vetëm për TikTok”, tha prindi gjatë funeralit dje.

I riu TikToker, i cili jetonte jashtë qendrës historike të kryeqytetit Emilian, kishte nisur një transmetim të drejtpërdrejtë si zakonisht me kostumin e personazhit Ghost. Herë pas here ai ndërhynte edhe me një shpatë dritash të stilit të Star Wars. Në një çast u futën ta ndiqnin mijëra ndjekës. Por këtë herë live e tij përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme dhe i la të gjithë të hutuar. Kur shikuesit e kuptuan se çfarë drejtimi po merrte video, kanë lajmëruar policinë. Mijëra telefonata kanë ardhur në polici, madje edhe nga jashtë.

I riu i tha lamtumirë audiencës së tij, u zhvendos në një cep të dhomës jashtë kornizës dhe i dha fund jetës.

Top Channel