Minibusi i tejmbushur me emigrantë të paligjshëm aksidentohet, shtatë të vdekur

13/10/2023 20:59

Shtatë emigrantë, duke përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, mbetën të vdekur pasi minibusi me të cilin udhëtonin u aksidentua rëndë në kufirin midis Austrisë dhe Gjermanisë.

Të plagosur kanë mbetur 16 persona të tjerë, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shoferi i minibusit që transportonte 22 emigrantë të paligjshëm me shtetësi siriane dhe turke, në përpjekje për të shmangur kontrollin e policisë gjermane ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, përplasje që shkaktoi vdekjen e refugjatëve.

Sinkron: Maximilian Maier-zëdhënës i policisë

“Njerëzit e kontrabanduar janë të gjithë shtetas sirianë dhe turq. Fatkeqësisht në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Shoferi autobusit ka humbur kontrollin, në tentativë për të shmangur policinë. Më pas mjeti ka dalë nga rruga duke u përmbysur”, tha Maximilian Maier-zëdhënës i policisë.

Destinacioni i tyre ishte drejt Mynihut, por nxitimi i 24-vjeçarit që drejtonte mjetin nuk kaq arritur të manovrojë siç duhet.

Në këtë aksident dyshohet se kjo ndikuar edhe numri i lartë personave që ndodheshin në minibus, i cili kishte kapacitetin maksimal vetëm 9 persona.

Prokuroria ka nisur hetimin për shoferin, që dyshohet se meret me kontrabandë njerëzish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA