Top Channel publikon pamjet e frigoriferëve me trupat e vrarë nga terroristët  e hamasit gjatë masakrës e cila nisi të shtunën.

Gazetari Artur Bibe shkoi deri në portat e Rripit të Gazës ku ende ka trupa të vrarësh në rrugë.

Ushtria e Izraelit po bën kontrolle në zonën ku militantët e Hamas hynë dhe bënë shumë masakra. Pranë kufirit grupi i gazetarëve dhe ushtarëve janë dëgjuar breshëritë e kallashnikovëve nga përtej kufirit.

Izraeli i ka dhënë ultimatum 1.1 milionë palestinezëve që jetojnë në veri të Rripit të Gazës që të largohen sot prej andej.  Reagimet ndërkombëtare janë të ashpra duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur dhe përbën krim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA