Inteligjenca artificiale e Google bën parashikimin e vrazhdë për botën pas konfliktit Izrael – Hamas (fotot)

12/10/2023 17:36

Programi i inteligjencës arificiale të Google, i quajtur ‘Bard’, duket se ka dhënë opinionin e tij mbi luftën mes Izraelit dhe Hamas, duke bërë parlajmërime tmerri për pjesën tjetër të botës.

Teksa më shumë se 1000 njerëz raportohet se janë vrarë nga secila palë, kombe si SHBA e Britania zotohet për ndihma ushtarake ndaj Izraelit, ndërsa Hamas supozohet se mbështetet nga Irani, edhe pse ata kanë mohuar përfshirjen në sulme.

Kur programi Bard u pyet sesi kjo do të përfundonte ai dha paralajmërime të tmerrshme për botën, bazuar në disa faktorë specifikë.

Mungesa e stabilitetit rajonal, kriza e refugjatëve dhe tensionet fetare do të shkaktojnë kaos mes vendeve.

Programi ‘inteligjent’ jepte konkluzionet: “Lufta mund të destabilizojë të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, i cili është i paqëndrueshëm edhe tani. Kjo do të sjellë rritje të dhunës e ekstremizmit në vende të tjera. Qindra mijëra njerëz do të zhvendosen duke krijuar një tjetër krizë refugjatësh edhe në rajon. Kjo do të sillte tensione deh në vendet fqinje duke rritur tensionet shoqërore e politike”.

“Një efekt negativ në ekonominë globale mund të reflektohet, duke rritur më tej çmimet e karburantit dhe të trazojë tregtinë. Lufta do të shtojë tensionet mes muslimanëve e hebrenjve në botë, duke shtuar krimet e diskriminimit dhe urrejtjes”.

“Këto janë vetëm disa nga mënyrat sesi lufta mund të ndikojë në pjesën tjetër të botës, teksa pasojat do të varen nga kohëzgjatja dhe ashpërsia e konfliktit”.

Por më tej inteligjenca artificiale merrte një qasje me ‘pragmatike’ duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore “të drejtë si për izraelitët dhe palestinezët”.

Më tej shtohej: “Duhet të kihet parasysh se lufta është komplekse, e gjatë dhe pa një zgjidhje të thjeshtë, prandaj ulja e tensioneve kërkon përkushtim nga palët”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA