Përfaqësuesja e Pakistanit në ‘Miss Universe’ nxit polemika morali në politikën vendase (fotot)

11/10/2023 18:33

Senatori Mushtaq Ahmed i partisë islamiste Jamaat-e-Islami e quante vendimin “të turpshëm” ndërsa kryeministri teknik Anwar ul-Haq Kakar ka urdhëruar një hetim për pjesëmarrëësen nga Pakistani në një konkurs botëror bukurie.

Problemi është se 24-vjecarja vendase Erica Robin është një kristiane nga qyteti i Karachi, dhe nuk e ka problem të përfaqësojë vendin konservator kryesisht musliman në kompeticionin e Miss Universe.

Zonjusha Robin u zgjodh mes pesë finalisteve nga Pakistani në një  konkurrim që u mbajt në Maldive.

Organizatorët e kompeticionit Yugen Group, thanë se kishin marrë një numër të madh aplikimesh nga Pakistani.

Finalja e Miss Universe do të mbahet muajin tjetër në El Salvador por shumica në Pakistanin musliman kundërshtojnë përfaqësimin me anë të një vajzë në rroba banje që ecën mes burrave, ankohen mediat dhe politika vendase.

Konkurimi Miss Pakistan World, me vajza pakistaneze që jetojnë në Perëndim është mbajtur për herë të parë në Toronto në 2002 ndërsa në 2020 u kthye në Lahore. Por kjo është hera e parë që Pakistani emëron një përfaqësuese për Miss Universe.

Prej vitit 1973, parlamenti i Pakistanit miratoi kushtetutën islamike duke ndjekur rregullat e thjeshtësisë e përulësisë për femrat.

BBC shkruan se tashmë i mbetet zonjushës Robin të kërkojë një Pakistan më të hapur në këtë aspekt, duke shtyrë kufijtë e saj që është e pranueshme apo jo.

Konkurrentja ka studiuar për ekonomi në Universitetin britanik Government College of Commerce dhe thotë se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

“Nuk po shkel ndonjë ligj që po përfaqësoj Pakistanin në një platformë botërore. Po bëj pjesën time kundër paragjykimit,” tha konkurrentja.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA