07/10 15:25
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u takua edhe me delegacionin e Danimarkës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Mogens Jensen në Strasburg.
Sikurse thuhet në një postim të MPJD-së në Facebook, takimi u fokusua në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në progresin e Kosovës në të drejtat e njeriut e të komuniteteve pakicë.
Për më tepër, Gërvalla njoftoi delegatët për situatën e sigurisë në veri të vendit, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të orkestruar nga Serbia. Ajo theksoi që për stabilitetin e rajonit, domosdoshmëri janë sanksionet ndaj Serbisë, si pasojë për veprimet e saj të dhunshme.
Top Channel