Tesla ka publikuar një video të dy kamionçinave elektrike Cybertruck duke operuar në terren të ashpër rrugor në Meksikë.

Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla publikoi videon në rrjetin social X.

Modeli i shumëpritur i paralajmëruar disa vite më parë Cybertruck ende nuk e ka bërë debutimin zyrtar, por pritet ta bëjë këtë vit. Rikujtojmë, se gjiganti i teknologjisë kompjuterike Oracle ka bërë të ditur planet për të zhvilluar një automjet policie të bazuar në modelin Cybertruck të Tesla-s.

Larry Ellison, bashkëthemeluesi i kompanisë e ka bërë njoftimin gjatë konferencës CloudWork të Oracle në Las Vegas.

 

Top Channel