Tre gra kanë humbur jetën sot dhe një e katërt mbeti e plagosur kur një autobus shkolle ka humbur tragjikisht kontrollin dhe goditi kalimtarët në Kadiz në jug të Spanjës.
Zyrtarët e emergjencës nuk kanë thënë ende arsyen përse autobusi humbi kontrollin ndërsa mediat vendase spekulonin për një defekt të mundshëm me frenat.
“Tragjikisht autobusi shtypi disa njerëz në trotuar”, shkruanin zjarrfikësit e Cadiz në rrjetet sociale, duke shtuar se nga pasagjerët e autobusit nuk kishte të plagosur.
Në video të postuara në rrjetet sociale zjarrfikësit shiheshin që tërhiqnin një pemë të thyer që kishte mbetur në çatinë e mjetit, pasi ai kishte ndaluar para një dyqani.
Kreu i qeverisë rajonale të Andalusia, Juan Manuel Moreno, tha se ishte i shtangur nga lajmi i aksidentit fatkeq në Cadiz. Zyrtarët vijojnë hetimin e rrethanave.
Top Channel