Një grup ‘rock’ komendie ka përdorur 38 këngë të ndryshme për të demonstruar se vetëm katër akorde të njëjta përdoren në çdo këngë të muzikës aktuale pop.
Në videon e tyre mjaft të ndjekur në rrjet, grupi australian i muzikës dhe komedisë ‘Axis Of Awesome’, performuan në skenë pjesët për të treguar sesa e thjeshte eshte e sa të ngjashme me njëra-tjetrën janë shumica e këngëve të njohura të artisteve të famshme, edhe pse duket se kanë një rang të gjerë profilesh muzikore, zhanresh apo muzikantësh.
Demonstrimi i dikurshëm ka riardhur në vëmendje pas një padie të profilit të lartë për kopjim të muzikës ndaj një prej artistëve më të njohur ne Britani.
Grupi i përbërë nga Jordan Raskopoulos, Lee Naimo e Benny Davis, performuan në skenën e festivalit Melbourne International Comedy në vitin 2009 duke i zbuluar audiencave sesa ngjasojnë me njëra-tjetrën rreth 40 këngë të njohura, nëse ato luhen në vazhdimësi.
Jordan i thotë audiencës: “Ne kemi kohë që jemi një grup rroku e komedie dhe në disa dekada asnjëherë nuk kemi pasur një këngë që të bëhej ‘hit’ i famshëm. Dhe e dini pse? Sepse nuk kemi kompozuar kurrë një këngë me katër korda”.
“Është gjëja më e thjeshtë të shkruash një këngë pop që bëhet hit.”
Më pas ai luan katër kordat në fjalë, të cilat tingëllojnë të njohura për të gjithë.
Jordan pyet: “Pra çdokush mund të marr këto katër korda, t’i përsëris dhe të nxjerrë çdo këngë ‘pop’ që dëshiron”.
Benny nis më pas të luajnë hitin e njohur të vitit 1981, ‘Don’t Stop Believin’ dhe prej saj kalon lehtësisht në këngën e James Blunt, ‘You’re Beautiful’, atë të grupit Alphaville ‘Forever Young’ dhe Jason Mraz me ‘I’m Yours’.
Audiencat habiten me ngjashmërinë mes tyre dhe të tjerave që luan nga artistët njëra-pas tjetrës.
Prej aty grupi mund të kalonte lehtësisht në rryma të tjera vetëm duke përshpejtuar ritmin.
Nga kënga e The Beatles’ ‘Let It Be’, të ajo e Bob Marley, ‘No Woman No Cry’, te kënga e grupit A-ha ‘Take On Me’ apo e Lady Gaga ‘Poker Face’ – të gjithë habiteshin kur shikonin tingujt e njëjtë që përdoreshin në krijimin e tyre.
Për muzikantët ky akord njihet si ‘progresioni I–V–vi–IV’, dhe luhet në çelësin C me notat C, G, Am, F.
Video e tyre në rrjetin YouTube ka marrë mijëra komente habie për demonstrimin e pabesueshëm.
“U kënaqa me çdo sekondë të ketij demonstrimi,” shkruante një dashamirës.
“Kjo është e pabesueshme, nuk e prisja.”
Vetë muzikantë ofronin komplimentet e tyre.
Një prej tyre shkruante: “Si muzikant që jam, kjo është krijuar aq mirë dhe luajtur në mënyrë të përkryer ‘live’ … ta dëshmosh këtë është e paçmueshme!”
Zhvillimi vjen në kohën që Ed Sheeran përbalet me akuza plagjiarizmi në Britani dhe shumë komentues e kanë përmendur performancën në fjale ne favor të tij.
Top Channel