Pas sulmit në Izrael, ambasadorja e këtij shteti në Kosovë, Tammy Ziv ka mirëpritur mbështetjen e Kosovës për Izraelin.

Ajo ka shkruar në platformën X, se mbështetja e Kosovës ka një rëndësi të madhe për Izraelin në këto ditë të vështira.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira. Derisa situata në Izrael vazhdon të jetë në zhvillim, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet”, ka shkruar Tammy Ziv.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA